Telegrafi

Reagimi i Nevina Shtyllës kur përmendet Eros Grezda nxit më shumë thashetheme për lidhjen mes tyre

(Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel Albania)

Qe disa muaj janë duke qarkulluar spekulime se bukuroshja e ekranit, Nevina Shtylla dhe futbollisti i Kombëtares kuqezi, Eros Grezda, janë në lidhje.

Mediat shqiptare kohë pas kohë kanë publikuar indikacione të ndryshme për ta lidhur bukuroshen me anësorin e Rangers.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nevina Shtylla

Megjithatë, deri më tani asnjëri nga ta nuk janë prononcuar në lidhje me romancën e pretenduar.

(Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel Albania)

Ndërkaq, gjatë emisionit Procesi Sportiv në Top Channel, moderatori Eduart Manushi e kishte përmendur Grezdën dhe kishte nisur të pyeste për të.

Ndërkaq, reagimi i Nevinës nxiti akoma më shumë thashetheme, duke qenë se ajo iu afrua kolegut të saj dhe ia mbylli gojën me duar. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel Albania)