Site icon Telegrafi

Reagimi i Mourinhos ndaj gazetares, e cila e pyeti pse nuk e inkuadroi Gareth Bale

(Foto: Twitter/FutbolBible)

Jose Mourinho vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave sa herë që skuadra e tij zhvillon një ndeshje. Për më shumë, reagimet më tërheqëse të tij janë kur ekipi pëson humbje.

Kështu ndodhi të enjten mbrëma, kur Tottenham Hotspur humbi me rezultat 1-0 nga Chelsea në derbin londinez. Spursat nuk e kishin në dispozicion sulmuesin Harry Kane dhe faza ofensive nuk arrinte të prodhojë aksione të rrezikshme.

Në ndërkohë, trajneri inkuadroi në lojë dyshen Erik Lamela dhe Lucas Moura, ndërsa Gareth Bale mbeti i pashfrytëzuar.

Lidhur me këtë vendim, e ka pyetur gazetarja Alison Bender: “A mund ta bëj një pyetje të vogël – ishin duke humbur 1-0… Gareth Bale, shumëkush thoshte që ta inkuadroni në lojë… A mund t’ju pyes pse nuk e inkuadruar?”.

Lexo po ashtu Tuchel preku rekordin e Mourinhos te Chelsea, derisa portugezi regjistroi statistika negative

Ndërsa përgjigja e portugezit ishte në stilin e tij të veçantë: “Pyetje e mirë, por nuk mendoj se meritoni përgjigje”. Më pas, ai thjeshta tha: “Faleminderit”, dhe u largua tutje.

Kur u pyet sërish në konferencën për shtyp për këtë çështje, Mourinho deklaroi: “Unë po përpiqem të bëj më të mirën. Gareth po përpiqet të bëjë më të mirën. Të gjithë po përpiqen të bëjnë më të mirën”. /Telegrafi/

Exit mobile version