Telegrafi

Reagimi i Lukakut kur mësoi se Martinez është zgjedhur trajner i Belgjikës (Video)

Edhe zyrtarisht Robert Martinez është zgjedhur trajner i përfaqësueses së Belgjikës.

Tekniku spanjoll u zgjodh gjatë kohës kur ndeshja mes Manchester Untiedit dhe Evertonit ishte duke u luajtur.

Lexo po ashtu Transferimet më të mira nga Liga Premier në Super Ligën turke, në mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)

Dhe me t’u ulur sulmuesi belg, Romelu Lukaku, në bankën rezervë i treguan për këtë lajm dhe ai u befasua.

Reagimi i tij është bërë sensacion në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se Martinez ishte pjesë e Evertonit për tre sezone. /Telegrafi/