Site icon Telegrafi

Reagimi i Lopeteguit për golin e anuluar: Nuk po arrij ta kuptoj, është një gabim i madh

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Julen Lopetegui ka reaguar ndaj vendimit për ta anuluar golin e Luuk de Jong, në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Sevillas.

Los Blancos e fituan sfidën në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1, mirëpo andaluzianëve iu anulua një gol nga gjyqtari Juan Martinez Munuera pas konsultimit me VAR-in, duke qenë se Nemanja Gudelj kishte ndërhyrë në Eder Militaon para se të shënonte De Jong.

Lexo po ashtu Eksperti i gjyqtarëve, Andujar Oliver: Goli i De Jong ishte i rregullt, VAR-i e anulojë gabimisht

“Merituam diçka më shumë se humbja. Patëm një gjysmë të parë të mirë, shënuam një gol të drejtë, nuk e di pse e anuluan, nuk po arrij ta kuptoj”.

Momenti i golit që më pas u anulua (Foto: Screenshot/Twitter)

“Gjysmën e dytë nuk e filluam mirë me top. Pastaj rrezikuam, shënuam dhe ata më pas e rikthyen epërsinë”.

“Vërtet nuk e kuptoj, le të më ndihmojë dikush ta kuptoj, pse u anulua goli. Mendoj se është një gabim i madh”, ka deklaruar ish-trajneri i Realit pas ndeshjes. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mOWmqBNvObU

Festa e Luuk de Jong që nuk zgjati (Foto: Screenshot/Twitter)
Exit mobile version