Telegrafi

Reagimi i Leonora Jakupit kur pyetet për ndërhyrjet kirurgjike

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Ajo është njëra nga artistet më të dashura për publikun, gjersa me zërin e veçantë ka arritur të rrëmbejë një numër të madh të fansave.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Drenica, Leonora Jakupi, e cila shquhet për dukjen e saj natyrale, përkundër se tashmë ka kaluar të dyzetat.

E pyetur së fundmi nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike, e njëjta vazhdon të mohojë një gjë të tillë.

Mbrëmë, kur artistja publikoi një imazh të bukur me këngëtarin Sabri Fejzullahu u pyet nëse ka ndërhyrje në fytyrë.

Lexo po ashtu Leonora Jakupi dhe Sabri Fejzullahu sjellin të premten duetin "Simpatia e shkollës"

Lidhur me pyetjen e drejtuar nga një ndjekëse e saj në instagram, Leonora ka deklaruar se nuk ka pasur dhe as nuk ka ndërhyrje.

“Të siguroj me jetë që në fytyrën time as nuk kam pasur as nuk kam ndërhyrje aq më pak plastike”, ka thënë mes tjerash Jakupi, duke potencuar se ky rezultat i pamjes vjen falë grimerit Arbër Bytyqi.

Leonora tregon nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjike (Foto: Instagram)

Ndërkaq, Leonora pritet nesër të lansojë këngën e re “Simpatia e Shkollës” në bashkëpunim me legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.

Ajo po ashtu në vazhdim do jetë pjesë edhe e një bashkëpunimi me këngëtarin Blero Muharremi, ndonëse nuk kanë zbuluar asgjë më shumë rreth këngës. /Telegrafi/