Telegrafi

Reagimi i kompanisë “Uji i Pejës” për aksidentin në Gjilan (Video)

Lidhur me aksidentin e shkaktuar në Gjilan nga kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”, kompania ka dhënë një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin përmes të cilës thonë se kamioni i përfshirë në aksident i ka pasur të kryera të gjitha kontrollet e nevojshme.

Më poshtë reagimi nga kompania “Uji i Pejës” për aksidentin në Gjilan

“Lajmin për aksidentin në qendër të Gjilanit, kompania “Uji Pejës” e ka përjetuar shumë rëndë.

Aksident ky që u shkaktua nga kamioni i kompanisë tonë.

Ne fillimisht shprehim ngushëllime për familjen që humbi më të dashurin e tyre dhe të lënduarve të tjerë, u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Kompania dëshiron që përmes kësaj komunikate, të sqarojë se kamioni i përfshirë në këtë aksident ka pasur të kryera të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme.

Lexo po ashtu Dyshohet se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit

Ne jemi në pritje të raportit policor nga hetimet që janë duke u zhvilluar, që të kuptojmë shkaqet e sakta të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e tyre./RTV Dukagjini/