Përderisa përpjekjet për kërkimin e të zhdukurve vazhdojnë, vijnë pamje të tjera nga tërmeti shkatërrues që goditi Marokun.
Dhe së fundmi bëhet fjalë për disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një tërmet i fuqishëm ndërpreu një performancë muzikore në një dasmë në Marok, përcjell Telegrafi.
Aty mund të shihen një këngëtar dhe muzikantë duke braktisur skenën dhe duke ikur nga një portë në një ceremoni në Marrakech.
Ndryshe, tërmeti i së premtes, më vdekjeprurësi në vend në 60 vjet, vrau më shumë se 2000 njerëz. /Telegrafi/