Telegrafi

Reagimi i kalimtarëve, kur shohin princin në park (Foto)

Princi Charles që ka qenë duke shkuar në një organizim që po zhvillohej në një park në Londër, ka zgjuar kureshtjen e dy burrave.

Ata ishin duke vrapuar kur e kanë kthyer kokën prapa me habi, për të parë nëse vërtetë aty ishte aristokrati 67-vjeçar, transmeton Telegrafi.

Fotografia e tyre duke shikuar të çuditur, ka bërë xhiro në rrjete sociale duke marrë shumë pëlqime.

Në fakt, ata nuk janë të vetmit që janë habitur. Shumë njerëz që ndodheshin në park, nuk besonin se e kanë afër një pjesëtar të familjes së ngushtë mbretërore.

Mësohet se ai është ftuar në një organizim, që së bashku me fëmijë të mbjell lule dhe fidanë, për të shtuar natyrën e gjelbër në vend. /Telegrafi/