Reperi Gjesti është vënë në një situatë të sikletshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi është përballur me një pyetje provokuese nga banorët e tjerë.
Gjatë një bisede mes banorëve, Danja e vuri atë përballë një skenari të papritur, duke e pyetur se si do të ndjehej nëse ish-e dashura e tij, Xheneta, do të futej si lojtare në shtëpi.
Gjesti, i befasuar nga pyetja, reagoi me një të qeshur ironike, por pa dhënë një përgjigje të qartë. Ai u përpoq të shmangte diskutimin, duke lënë të kuptohet se nuk dëshironte të hynte në detaje mbi këtë temë.
Momenti është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e BBVA, të cilët tashmë kanë filluar të spekulojnë se si do të ishte dinamika nëse Xheneta vërtet do të bëhej pjesë e formatit.
Përballja e mundshme mes tyre do të ishte pa dyshim një nga ngjarjet më të diskutuara në spektakël.
Ndërkohë, Gjesti vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekur brenda shtëpisë, me çdo veprim të tij që bëhet lajm dhe shkakton reagime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/