Telegrafi

Reagimi epik i Trump pasi kuptoi se Taylor Swift i doli kundër

Ish-presidenti amerikan Donald Tump, njëherësh kandidat i republikanëve për President, iu përgjigj qëndrimit të Taylor Swift për ta përkrahur kundërshtaren e tij, Kamala Harris për zgjedhjet e nëntorit.

Trump u pyet për deklaratën e Swift në konferencë shtypi pas debatit të mbrëmshëm. Ai u përgjigj se “nuk ia kishte idenë”, shkruan USA Today.

Pak pasi përfundoi debati mes Trumpit dhe Harris, artistja e albumit “Tortured Poets Department” doli publikisht me një deklaratë në rrjetet sociale se do ta përkrahë kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale.

“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat”, ka shkruar Swift në postimin e saj në Instagram.

Nuk është hera e parë që Swift ka përkrahur publikisht një kandidat politik.

Ajo gjithashtu kishte mbështetur presidentin e tanishëm Joe Biden dhe Harris në vitin 2020 dhe mbështeti kandidatin për Senatin amerikan, Phil Bredesen.

Pasi doli në përkrahje të Bredesen, Trump pati deklaruar në një konferencë shtypi se tani e pëlqen muzikën e saj 25 për qind më pak. /Telegrafi/