Telegrafi

Reagimi epik i maçokut kur pa pronaren e tij me një filtër maceje

Ky është momenti qesharak kur një maçok mbeti sy hapur pasi nuk mund ta besonte atë që shihte kur pronarja e tij përdori një filtër me fytyrë maceje.

Maçoku Pixel u kap në kamerë kur pronarja e tij Anne, nga Ontario, Kanada, filloi të filmonte veten me një filtër mace TikTok mbi fytyrën e saj, transmeton Telegrafi.

Videoja ka mbledhur më shumë se 8.3 milionë shikime që kur Anne e postoi videon më 26 mars.

Pamjet tregojnë maçokun si duket të tronditur që shikon në ekran, që gjithashtu tregon fytyrën e pronares të shndërruar në një mace. /Telegrafi/