Site icon Telegrafi

Reagimi epik i Joshuas në rrjetet sociale pas nokautit ndaj Pulevit

Anthony Joshua ka bërë një reagim epik pas fitores me nokaut ndaj Kubrat Pulev të shtunën mbrëma në Wembley.

Joshua ka arritur të mposht Pulevin në një super-meç të peshave të rënda, duke arritur ta nokautojë në raundin e nëntë.

Kjo fitore ka bërë që boksieri britanik të mbroj titujt e tij në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Lexo po ashtu Momenti fatal dhe nokauti i tmerrshëm i Joshuas ndaj Pulev

Pas triumfit ndaj Pulev, Joshua ka bërë një reagim epik në rrjetet sociale, duke e falënderuar bullgarin për nokautin e marrë.

“Faleminderit që erdhe”, ka qenë reagimi i shkurt i Joshuas në profilet e tij private në rrjetet sociale.

Ndryshe, Joshua pas triumfit ndaj Pulev i kërkoi meç bashkëkombësit të tij, Tyson Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version