Site icon Telegrafi

Reagimi i Dua Lipës pas vrasjes së George Floyd

Dua Lipa (Foto nga Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Pothuajse shumica e artistëve botërorë kanë reaguar ndaj vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo ndërkaq ka ftuar të gjithë që të nënshkruajnë peticione dhe të kërkojnë drejtësi për atë që ka ndodhur.

“Edhe sa jetë duhet të humbim? Me siguri kjo duhet të jetë tema kryesore kur të gjithë përballemi me brutalitetin e policisë që është kapur në një video të parë nga të gjithë”.

“Me siguri kjo është kur themi STOP, ne nuk do të tolerojmë më gjenerata të amerikanëve me ngjyrë dhe njerëz me ngjyrë të rriten nga frika e atyre që duhet t’i mbrojnë”.

“Kur një njeri i paarmatosur dhe i prangosur vritet nga policia gjatë ditës, ndërsa lutej për jetën e tij, ata që janë në autoritet duhet të dinë se zemërimi ynë nuk njeh kufij. Kërkojmë drejtësi”, ka shkruar ajo.

“Ka shumë mënyra për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Nënshkruani peticionin, merrni në telefon, bisedoni me familjen, miqtë dhe fëmijët. Nëse jeni pronar i një biznesi, bëni një deklaratë mbështetëse publike për klientët, miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj me ngjyrë. Mund të jemi ndryshimi. Ne duhet ta fillojmë bisedën në qarqet tona. Kjo është e dhimbshme. Duhet të ndalet”, ka shkruar ajo më tej.

Vrasja e bërë nga polici, ndodhi në Minneapolis, e cila po konsiderohet si akt racist, duke nxitur edhe protesta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version