Telegrafi

Reagimi i çuditshëm i Ronaldos pas golit të dytë, nuk e festoi fare? (Video)

Cristiano Ronaldo ka pasur një moment mjaft interesant gjatë takimit kthyes të Superkupës ndaj Barcelonës.

Superylli portugez ishte dëshmitar i një super ndeshje që po zhvillonin bashklojtarët e tij.

Dhe pas golit të dytë ai duket se nuk ka pasur entuziazëm të madh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madridi dhe El Clasico

Madje ai është parë pak sa edhe i nevrikosur teksa po shikonte lojën.

Reagimi i Ronaldos pas golit të dytë…

Ndoshta Ronaldo ka pasur shumë dëshirë të jetë prezent në fushë për të përjetuar këtë deklasim të Barcelonës, e për këtë ai nuk ka faj, pasi secili do të kishte dëshirë të jetë prezent në një lojë kaq të mirë të bashklojtarëve.

Ronaldo është i suspenduar me pesë ndeshje moslojë pas kartonit të kuq dhe gjestit jo sportiv në ndeshjen e parë. /Telegrafi/