Cristiano Ronaldo ka pasur një moment mjaft interesant gjatë takimit kthyes të Superkupës ndaj Barcelonës.
Superylli portugez ishte dëshmitar i një super ndeshje që po zhvillonin bashklojtarët e tij.
Dhe pas golit të dytë ai duket se nuk ka pasur entuziazëm të madh.
Madje ai është parë pak sa edhe i nevrikosur teksa po shikonte lojën.
Ndoshta Ronaldo ka pasur shumë dëshirë të jetë prezent në fushë për të përjetuar këtë deklasim të Barcelonës, e për këtë ai nuk ka faj, pasi secili do të kishte dëshirë të jetë prezent në një lojë kaq të mirë të bashklojtarëve.
Ronaldo është i suspenduar me pesë ndeshje moslojë pas kartonit të kuq dhe gjestit jo sportiv në ndeshjen e parë. /Telegrafi/