Cristiano Ronaldo mbeti i shqetësuar teksa shikonte ndeshjen e madhe të boksit të peshave të rënda mes Tyson Fury dhe yllit të MMA, Francis Ngannou.
Sulmuesi i Al-Nassr ishte një nga personalitetet e profilit të lartë të pranishëm në arenë, së bashku me emra si Luis Figo, Ronaldo Nazario dhe Rio Ferdinand që po ashtu u nisën drejt Arabinë Saudite për të parë përballjen.
Kur ylli i boksit, Fury u rrëzua në raundin e tretë, Ronaldon u shfaq i shqetësuar.
Cristiano Ronaldo was all of us when he took a deep breath as Tyson Fury weathered the Francis Ngannou storm! 😲#BattleOfTheBaddest | #FuryNgannou pic.twitter.com/9xV1xKzKgK
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) October 29, 2023
Në videon që po qarkullon, shihet Ronaldo duke mbajtur dorën në fytyrë dhe duke komunikuar me keqardhje me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Fury fitoi me me vendim të ndarë të gjyqtarëve, ku dy gjyqtarë që shënuan 96-93 dhe 95-94 në favor të anglezit, ndërsa njëri ishte në anën e kamerunasit me rezultat 95-94 për Ngannou. /Telegrafi/