Telegrafi

Reagimi i Camavingas kur pranoi fanellën e Ronaldos është bërë viral në internet: Nuk do ta pastroj asnjëherë

Eduardo Camavinga ka bërë një reagim sa qesharak aq interesant në momentin kur ka shkëmbyer fanellat me Cristiano Ronaldon.

Talenti i Rennes që mbron ngjyrat e Francës, pas takimit me Portugalinë në Ligën e Kombeve, ka shkëmbyer fanellat me 35-vjeçarin.

Ndeshja përfundoi pa gola, mirëpo që Kylian Mbappe dhe Camavinga mezi kishin pritur të takohen me Ronaldon.

Kapiteni i Portugalisë vendosi që në fund të takimit t’i shkëmbejë fanellat me Camavingan, natyrisht me kërkesën e këtij të fundit edhe pse nuk luajti.

Lexo po ashtu Mbappe, Rashford, Haaland: Lista me 14 lojtarët që e shikojnë Ronaldon si idhullin e tyre

“Nuk do ta pastrojë asnjëherë”, ka shkruar mesfushori francez në foton e publikuar në llogarinë e tij në Snapchat.

Camavinga është njëri ndër sensacionët më të rinj në futboll, derisa po kërkohet me ngulm nga Real Madridi. /Telegrafi/