Site icon Telegrafi

Reagimi befasues i Beyonces kur një femër atraktive afrohet të flasë me Jay-Z

Çifti i famshëm botëror, Beyonce dhe Jay-Z, kanë qenë të pranishëm në ndeshjen finale të NBA.

Mirëpo kamerat kanë kapur një moment të papërshtatshëm veçanërisht për Beyoncen, kur një femër atraktive afrohet të flasë me burrin e saj.

Në videon e publikuar, këngëtarja 37 vjeçare, duke tentuar për të shijuar ndeshjen sportive, megjithatë vazhdimisht gjendet në një pozitë të parehatshme.

Kjo pasi Nicole Curran, e cila njëherësh është bashkëshortja e pronarit të ‘Golden State Warriors’, Joe Lacob.

Nicole afrohet për të shijuar një bisedë me Jay-Z, teksa Beyonce gjendet në mesin e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Jay-Z dhe Beyonce (Foto:Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja duket disi e hutuar dhe në siklet, teksa mezi pret që biseda mes tyre të përfundojë.

Ky reagim i saj ka ngjallur komente të shumta në rrjetet sociale, sidomos te fansat e këngëtares.

Jay-Z dhe Beyonce (Foto:Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

“Unë do të largohesha nga toka nëse Beyonce do të më hidhte atë shikim”, kishte shkruar një komentues.

“Kush është ajo grua që po e shqetëson Beyoncen, ajo është gati ta vrasë atë”, shkruante një i dytë.

Jay-Z dhe Beyonce (Foto: Thearon W. Henderson/Getty Images/Guliver)

Në nëntorin e vitit 2017, reperi dhe producenti Jay-Z pranoi publikisht se e kishte mashtruar Beyoncen, ndërkohë që kjo e fundit i kishte kushtuar një këngë tradhtie në albumin e saj “Lemonade”, të titulluar ‘Becky with the good hair”. /Telegrafi/

Exit mobile version