Telegrafi

Reagimi i ashpër e Antonys ndaj Ten Hagut kur ia ndërroi pozicionin – trajneri holandez ka humbur kontrollin mbi lojtarët

Reagimi i Antonyt pasi iu tha të luante si mbrojtës i majtë u pa nga tifozët në humbjen 1-0 të Manchester United ndaj Arsenalit.

United pësoi humbjen e 19-të në të gjitha garat pasi Leandro Trossard shënoi golin e vetëm të lojës në pjesën e parë.

Me dy ndeshje të mbetura në Ligën Premier, United është në vendin e tetë dhe kërkon dy fitore për të shmangur përjetimin e sezonit të tyre më të keq ndonjëherë në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Por, transferimi prej 100 milionësh, Antony ishte i acaruar me taktikat e Erik ten Hag, që i tha të shkonte në krahun e majtë të mbrojtjes.

Braziliani, i cili ka një gol në Ligën Premier këtë sezon, hyri si zëvendësues i Amad Diallon në minutën e 70-të.

Ai kishte luajtur në krahun e djathtë, por më pas në minutën e 87-të, Antony u transferua në krahun e majtë kur Omari Forson u inkuadrua në vend të Aaron Wan-Bissakas.

Dhe në një video që po bënte xhiron e rrjeteve sociale, ish- futbollisti i Ajaxit nuk bëri një punë të mirë për të fshehur ndjenjat e tij të vërteta.

Antony dukej i tërbuar ndërsa Christian Eriksen dhe Scott McTominay i thanë që të mos protestonte. /Telegrafi/