Organizata PETA, që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, e ka zhvilluar në Londër një eksperiment social, duke iu kërkuar njerëzve të provojnë një qumësht që është prodhuar së fundmi.
Por, pasi pjesëmarrësit e kanë pirë, atyre iu është thënë se kjo masë është mjelë nga një qen femër, transmeton Telegrafi.
Megjithëse në gotë kishte qumësht të sojës, mënyra si reagojnë njerëzit për pijen është e pritshme. Shumica prej tyre e pështyjnë menjëherë, derisa të tjerëve iu rrjedhë nga mjekra.
“Nuk mund të besoj, si ka mundësi”, dëgjohet duke thënë një grua, derisa nuk mund të kuptonte çfarë po ndodhë.
Në këtë formë, organizata po mundohet të tregojë se çdo qumësht është i njëjtë, pa marrë parasysh nga cila kafshë vjen dhe të ngrihet vetëdija për përdorimin e tij. /Telegrafi/