Telegrafi

Reagimet e Nadalit pas titullit të 21-të Grand Slam janë thjesht fantastike

Rafael Nadal ka arritur të triumfoj me rikthim 3:2 me sete ndaj Daniil Medvedev në finalen e madhe të Australian Open dhe me këtë fitore tenisti spanjoll hyn në histori pasi bëhet i pari që fiton 21 tituj Grand Slam.

Nadal dhe Medvedev kanë zhvilluar një finale të madhe në Australian Open dhe fituesi i saj u mësua pas pesë seteve të zhvilluara dhe gati pesë orëve lojë.

Fituesi i edicionit të sivjet të Australian Open është Nadal, i cili arriti të triumfoj me rikthim ndaj Medvedevit në finalen e zhvilluar në Rod Laver Arena.

Lexo po ashtu Nadal fiton finalen e çmendur ndaj Medvedev në Australian Open dhe shkruan historinë në tenis me titullin e 21-të Grand Slam

Tenisti spanjoll nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi humbi dy setet e para me rezultat 6-2 dhe 7-6 pas ‘tiebreak’, duke bërë të gjithë të mendojnë se nuk do arrij rekordin.

Megjithatë, 35-vjeçari nga Mallorca bëri një rikthim sensacional duke arritur t’i fitojë dy setet e radhës me rezultat të njëjtë 6-4 dhe duke dërguar finalen në setin e pestë.

Seti i fundit ishte gjithashtu fantastik nga të dy tenistët, por me Nadalin më brilant duke arritur të triumfoj me rezultat 7-5 dhe në fund me senet 3:2, për të siguruar titullin e 21-të Grand Slam dhe duke u bërë tenisti më i trofeshëm në histori.

Poeni i fundit i fituar në ndeshje bëri që Nadal të reagoj në një mënyrë fantastike, duke mos besuar në fitore, por pastaj mori veten dhe tregoi gjithë emocionet me triumfin.

Nga festa me babanë deri tek përqafimi me stafin dhe disa tifozë.

Më poshtë keni disa video nga reagimet e Nadal pas fitores në Australian Open. /Telegrafi/