Telegrafi

Reagimet e mediave të rajonit dhe botës pas triumfit ndaj Bullgarisë: Kosova po bën mrekulli

Kosova ka shënuar fitoren e parë historike në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Përfaqësuesja jonë ka arritur të triumfojë si mysafir i Bullgarisë me rezultat 3-2 në kuadër të grupit A.

Kjo ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat e rajonit si dhe të botës, duke e quajtur mrekulli triumfin e “Dardanëve”.

Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova)

Edhe mediat serbe si dhe ato kroate nuk kanë qëndruar indiferente dhe kanë raportuar për triumfin e skuadrës sonë.

“Fitore e çmendur e Kosovës në kohën shtesë”, “Kosova fiton si mysafire e Bullgarisë” ishin disa prej titujve.

Lexo po ashtu Prapaskenat e ndeshjes Bullgari – Kosovë: Alivanosja e nënkryetarit të FFK-së, njëmijë ‘Dardanë’ në Sofje, zënkë në sektorin VIP dhe festa e çmendur në zhveshtore

“Kosova e ka shokuar Bullgarinë midis Sofjes”, kanë raportuar mediat bullgare fitoren e skuadrës sonë.

Gjithashtu nuk u lë anash as ecuria rekorde e përfaqësueses sonë duke mos pësuar asnjë humbje në 14 takimet e fundit.

Lexo po ashtu Tri ngjarjet kryesore të mbrëmjes sipas UEFA-s: Edhe Kosova pjesë e saj

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, ndërsa Çekia është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa kanë liderët, Anglia. /Telegrafi/