Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dyja vendeve.
Përmes një ceremonie virtuale, ministrat e jashtëm të dyja vendeve, kanë vënë nënshkrimet rreth njohës mes tyre.
Këtë ngjarje e kanë përcjell edhe disa media ndërkombëtare, të cilat e cilësuar si rast historik, transmeton Telegrafi.
“Izraeli dhe Kosova vendosën lidhje diplomatike të hënën, me territorin me shumicë myslimane duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e shtetit hebre”, shkruan france24.
“Kosova dhe Izraeli vendosën zyrtarisht lidhje diplomatike të hënën në një ceremoni të mbajtur virtualisht për shkak të bllokimit të pandemisë”, raporton ap.
Sipas reuters, “Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike, përmes lidhjeve në internet për shkak të krizës së coronavirusit, nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA që përfshin një premtim nga vendi me shumicë myslimane për të hapur një ambasadë në Jerusalem”.
Televizioni amerikan i referohet marrëveshjes paraprake të arritur në Uashington.
“Vendimi për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Izraelit u arrit shtatorin e kaluar si pjesë e një samiti në Shtëpinë e Bardhë kur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ranë dakord të normalizonin lidhjet ekonomike në prani të presidentit të atëhershëm, Donald Trump”, njofton abcnews.
Ndryshe, njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020. /Telegrafi/