Sonte sapo filloi spektakli, banorët morën mesazhe tunduese dhe disa pyetje pikante dhe plot ironi nga ish-banorët e shtëpisë.
Monika ishte ajo që kishte ‘sulmuar’ më së shumti banorët për lojën e tyre.
Ndërsa banorët u kundërpërgjigjen këtyre pyetjeve, pasi panë videomaterialin.
Adri thotë: “Ne nuk kemi ky me strategji këtu, Ganiu ka qenë i vetmi që e kemi njoftë, por s’kemi pasë lojë me të, por duke i parë rrethanat pasi hymë, pastaj filluam me disa ide dhe lojë.”
Ndërsa përgjigjja e Edonës ishte: “Këtu kanë ofenduar krejt, dhe Linda që m’i tha këto fjalë, ajo ka qenë njëra që ka ofenduar më së shumti këtu.”
Dhe përgjigjja e Edonës për Vesën ishte: “Mos të flasim për Vesën sepse Vesa më ka thënë: ti s’ke familje, ti shitesh për para. S’kam fjalë për të.” /Telegrafi/