Telegrafi

Reagime në Ukrainë pasi femrat ushtarake “u detyruan” të marshojnë me taka

Autoritetet ukrainase e kanë gjetur veten para kritikave të ashpra pasi fotografitë zyrtare treguan ushtare femra që kishin të veshur taka, praktikonin për një paradë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ukraina po përgatitet të zhvillojë një paradë ushtarake muajin tjetër për të shënuar 30 vjet pavarësi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Me këtë rast, ministria e mbrojtjes të premten lëshoi fotografi të grave ushtarake të veshura me taka.

Ukraina është duke luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindjen industriale të vendit, në një konflikt që ka vrarë më shumë se 13,000 njerëz që nga 2014.

Olena Kondratyuk, nënkryetare e legjislaturës tha se autoritetet duhet të kërkojnë falje publike për “poshtërimin” e grave dhe të kryejnë një hetim, duke shtuar se më shumë se 13,500 gra kishin luftuar gjatë konfliktit. /Telegrafi/