Telegrafi

Reagim i shpejtë i Cityt, por befason sërish Celtic (Video)

Manchester City e ka barazuar shumë shpejt rezultatin në ndeshjen kundër Celticut, por rezultati i barabartë nuk ka zgjatur shumë.

Të zgjedhurit e Pep Guardiolas nuk mund të qëndronin në disavantazh, ashtu që i nivelizuan shpejt shifrat.

Fernandinho u tregua efektiv në minutën e 12-të duke realizuar në portën kundërshtare.

Mirëpo, vendasit po tregojnë se e duan fitoren në këtë përballje, pasi e kanë rikthyer epërsinë me golin e Kieran Tierney (20’), i cili u ndihmua nga Sterling. /Telegrafi/