Telegrafi

Reagim i OBRM-PDUKM-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Zaev

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM reagojnë nëpërmjet një kumtesë ndaj Kryeministrit Zoran Zaev duke thënë “Zoran Zaevi i cili para përfaqësuesve nga Banka Botërore prezantoi projekt për përkrahjen e biznes akcelratorëve në vlerë prej 1.5 milionë euro përmes Fondit për Inovacione a ju tha se 10 milionë nga ky fond në vend të grandeve për inovacione mbaruan tek funksionarët e Qeverisë, të familjarëve të tyre dhe miqve të tyre”.

OBRM-PDUKM-ja pyet se a do të mbarojnë këto 1.5 milionë euro tek xhepat e ndonjë nga funksionarët partiak të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“A e dinë përfaqësuesit e Bankës Botërore se Zaevi punon sipas modelit ‘Një euro për Vicen, një euro për kishë’ i cili nga Strumica erdhi në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se me LSDM-në në Qeveri shteti vazhdimisht fundoset, rritja ekonomike është 0%, rrogat bien ndërsa standardi i qytetarëve fundoset.

“Zoran Zaevi nuk ka kredibilitet të flasë për përkrahjen e biznesit dhe krijimit të kushteve për zhvillim ekonomik, se gjatë 15 muajve të kaluara krijon vetëm kriminalitet. Pikërisht në vend se ta gënjejë publikun duhet të jep dorëheqje dhe të ik para se se ta dëmtojë shumë shtetin”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/