Nuk kaluan shumë minuta pas golit të Breel Embolos dhe Anglia ka reaguar menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1.
Ishte Bukayo Saka ai i cili në minutën e 79-të me një gjuajtje nga distanca arriti që të shënojë për të barazuar rezultatin.
That’s why he’s a starboy 🏴🌟 GREAT FINISH from Bukayo Saka #Euro2024 pic.twitter.com/kskHoHsSkQ
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) July 6, 2024
Ky gol i Sakas me gjasë do ta rrisë edhe më shumë intensitetin e këtij takimi dhe pritet që të ketë një luftë të madhe deri në minutat e fundit të takimit.
Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër Holandë-Turqi që do të luhet me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/