Site icon Telegrafi

Reagim i ashpër nga Marina: Mos gjuani pa fishekë (Foto)

Prezantuesja e njohur e Top Channel, Marina Vjollca, ka ironizuar me raportet e fundit që e kanë lidhur atë me një lidhje e martesë me reperin e Babastars, Getoar Selimin.

Ishte një portal shqiptar ai që raportoi se Geti i propozoi martesë Marinës. Një raport ky që bëri jehonë gjithandej, e madje zgjoi një valë spekulimesh të reja kjo falë edhe komenteve të hapura të njëri tjetrit.

Po flitet se Geti e Marina janë në një lidhje dashurie, edhe pse çifti ende nuk kanë fol për këtë. Por për atë që kanë reaguar ata ishte lajmi i cili së fundmi u përhap nëpër media e ai është se “Geti i propozoi martesë Marina Vjollcës e ajo nuk e pranoi”.

Kjo duket se nuk është e vërtet, pasi që Marina ka reaguar, ndërsa Geti ka postuar mbishkrimin e njëjtë si prezantuesja seks

Eshtë vet bukuroshja bjonde ajo që ka postuar në Instagram një fotografi, ku shkuran: “Të flasësh pa fakte e me thashetheme është si të gjuash me armë e pa fishekë. Qent le të lehin, karvani shkon përpara”.

Duket se Marina është iritura nga shkrimet që e kanë lakuar emrin e saj në media për një lidhje me Getin.

Ky i fundit nuk ka preferuar të reagojë fare pas këtyre spekulimeve teksa po shijon suksesin e këngës më të re, “High 3”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version