Telegrafi

Reagim i ashpër i Besës për gjyqtarin Tefik Maloku

Besa e Pejës ka humbur me rezultat 1-0 në ndeshjen e barazhit nga Gjilani.

Kësisoj skuadra pejane edhe një edicion tjetër do të luaj në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Klubi pejan ka reaguar ashpër në drejtim të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Tefik Maloku.

Në një reagim në faqen e tyre zyrtare, Besa ka kërkuar nga FFK që ta përjashtojnë gjyqtarin Maloku. /Telegrafi/

Reagimi i plotë i klubit pejan:

Tefik Maloku turpi qoftë mbi ty dhe atë që të përkrahin në ndërrmarje të ndyra.

Bordi i FC Besa i shtyrë nga një maskaradë e një arbitri i cili nuk mund te delegohet as në ligën e dytë e lerë më në një ndeshje barazhi për superligë, reagon ashpër dhe fton organet kompetente që ky farë individi të përjashtohet nga referimi në futbollin kosovar sepse është duke e turpëruar futbollin.

Pas pranimit në instancat më të larta futbollistike, ne kemi menduar se do të vihet rregull në ndarje të drejtësisë në fushë, por si duket jo, se u vërejt sot se zakonet e këtyre matrapazëve që të vendosin ndeshje sipas tekeve dhe interesave nuk ka të ndalur.

Po si more TEFIK e FIKE një ndeshje duke lejuar lojë efektive 15 minuta në gjithë ndeshjen dhe duke mos reaguar në brutalitetin e ushtruar ndaj lojtarëve të FC Besa?

Tefik Turpi, i mallkuar qofsh.