Telegrafi

Read, reperi me të cilin Mozzik kishte konfrontime afrohet me labelin “ON Records”?

Në janar të këtij viti, reperët Mozzik dhe Getinjo befasuan opinionin me vendimin e tyre për t’u larguar nga labeli “ON Records”, vendim i cili erdhi krejt papritur.

Mes shumë diskutimeve në media, ata për asnjë moment nuk preferuan që të prononcohen në media, duke treguar se tash e tutja duan të vazhdojnë karrierën e tyre solo.

Reperët Mozzik dhe Getinjo (Foto: Mozzik/Instagram)

Mirëpo, duket se me daljen e tyre, label-it “ON Records” po i shtohen emra të rinj, e një nga ta mund të jetë reperi Granit Zeqiri, i njohur si Readi.

Ky i fundit shquhet si një ndër reperët, i cili ka pasur më së shumti konfrontime mediatike me reperin paraprak të këtij labeli, Mozzikun.

Në vitet e kaluara ata kishin pasur disa mosmarrëveshje mes veet, gjersa ishin publikuar edhe biseda telefonike, ku dyshja shiheshin duke debatuar mes vete.

Sido që të jetë, lajmin se Readi është afruar me label-in “ON Records”, me bashkëpunëtorët Zzap dhe Chriss më saktësisht, e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social Instagram.

Foto: Readiofficial/Instagram

Ndërkohë që në një fotografi tjetër, Readi bashkë me producentët shfaqen përkrah meaxherit të labelit “ON Records”, Met Elshani.

Foto: Readiofficial/Instagram

Ende nuk dieht nëse do të jetë vetëm një bashkëpunim ‘single’ me Zzap dhe Chriss, apo Readi po bëhet gati të hyjë në labelel, megjithatë është e sigurt që kjo është hera e parë që reperi i ri zgjedh bashkëpunëtorë të tillë, gjë të cilën nuk e kishte bërë gjatë kohës sa Mozzik ishte pjesë e label-it. /Telegrafi/