Site icon Telegrafi

RDM: Të zbatohen masa për uljen e ndotjes së ajrit në Maqedoni

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) është e kënaqur me vendimin e Bashkisë së Shkupit për të zbatuar transport falas për qytetarët e Shkupit, deri sa të ulet ndotja e ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, RDM-ja kërkon nga kryetari i Shkupit, Pavle Trajanov dhe nga institucionet tjera që të zbatohen edhe masa tjera që kjo parti i propozoi më herët.

RDM-ja mbetet në kërksat e saj për vendosjen e masave:

-Masa çift-tek
-Më shumë autobusë dhe linja
-Ndalesa e veturave nën standardin Euro4 në komunikacionin e qytetit
-Zonë e gjelbërt për këmbësorët, çiklistët
-Taksë të lirë rryme për amvisëri
-Mbyllja e ndërtimoreve
-Përgjysmim të prodhimeve në objektet industriale dhe dëmshpërblimi i tyre
-Mbledhja e rregullt e bërlogut
-Subvencionim të stufave me djegie cilësore./Telegrafi/

Exit mobile version