Telegrafi

RDM reagon ndaj ndotjes së mjedisit jetësor në Gazi Babë

Nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) i bën thirrje inspektoratit për mjedis hapësinor në nivel shtetëror, lokal dhe shoqëror, që të dalin urgjentisht në terren dhe të konfirmojnë se cilët subjekte ekonomike dhe individ e helmojnë komunën e Gazi Babës. Këtë e kërkojnë urgjentisht banorët e këtij vendbanimi, të cilët alarmojnë pas rritjes dramatike të grimcave PM10.

Duhet me patjetër të ndërhyhet shpejtë dhe me efikasitet, s’ka rëndësi nëse bëhet fjalë për kompani të mëdha apo të vogla, nëse bëhet fjalë për individë të cilët djegin plastik apo materiale tjera.

Është e palejueshme që Gazi Baba të helmohet, ndërsa inspektorët askund nuk i kemi, apo janë të tërë në pushim grupor. /Telegrafi/