RDM (Ripërtëritja demokratike për Maqedoninë) kërkon që të lehtësohen procedurat për qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet që më lehtë ta marrin ndihmën e premtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Është e pandershme që këta persona të cilët janë munduar të shëtisin nëpër noterë ose me javë të kërkohen në lista që të bëhen kandidatë për ‘shpërblimin e madh’ prej 500 euro. Akoma më e pandershme dhe e dhimbshme, në emër të tyre, në emër të cilët aspak nuk jetojnë në rajonet e vërshuara’, thuhet në komunikatën e RDM-së.
Nga RDM poashtu vlerësojnë se krahas kësaj ndihme, shteti duhet të ndajë shumë reale buxhetore për familjet e prekura nga vërshimet, me të cilën mund të riparohet shtëpitë, të blehen orendi për shtëpi, veshje dhe gjithçka që u duhet për jetesë. /Telegrafi/