Site icon Telegrafi

RDM kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ajrit të ndotur

RDM (Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë) përsëri ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe të ndërmerren masa urgjente për shpëtim të qytetarëve, paralelisht të ndërmerren një seri tjetër e masave në afat mesëm dhe të gjatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në të gjithë Maqedoninë janë matur nga 4 deri 12 herë grimca të larta helmuese. Në Peking alarmohet nëse ka PM10 nga 200 mikrogram metër kub, dhe përsëri në në kohën e mjegullave të mëdha në London në vitin 1952, kur vdiqën mbi 4 mijë njerëz, ajri i ndotur ishte 400 mikrogram metër kub.

Çka presin institucionet përgjegjëse, pa marrë masa serioze? Duke pritur formimin e qeverisë së re, jemi asfiksuar! Qeveria dhe personat udhëheqës vijnë e shkojnë, por institucionet patjetër të funksionojnë dhe tu sigurojnë qytetarëve jetë të shëndetshme. RDM përsëri kërkojnë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të ajrit të ndotur dhe të merren masa urgjente për shpëtimin e qytetarëve’, thuhet ndër të tjera nga RDM. /Telegrafi/

Exit mobile version