Site icon Telegrafi

RDM kërkon nga Ivanov që të mos kërcënojë, por të jep dorëheqje!

Presidenti Gjorge Ivanov duhet të jep dorëheqje, dhe të mos hyjë në aventura për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe nxjerrjen e ushtrisë në rrugë, tha RDM e cila beson se vetëm atëherë Maqedonia do të jetë e rrezikuar, integriteti dhe stabiliteti i saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

RDM në komunikatën e saj shkruan se Ivanov nuk duhet t’i frikësojë qytetarët me kërcënime imagjinare.

‘Të mos i frikësojë qytetarët me kërcënime imagjinare për sigurinë, për shkak se kërcënimi më i madh janë një grup i vogël të politikanëve në qeveri, të cilët përhapin thashetheme, manipulojnë dhe kryejnë presion, me qëllim për të shmangur drejtësinë’, thonë nga RDM.

Sipas kësaj partie, President edhe dje u shfaq si kryetar partie, jo si një burrë shteti.

‘Hedh farën e përçarjes në mes qytetarëve të përkatësive të ndryshme partiake, duke e emëruar partinë në pushtet si shpëtimtare të vendit, dhe të gjithë tjerat për armiqë. Dhe ne e shohim këtë si një provokim të qëllimshëm për të shkaktuar dikush reagim të ashpër, e cila më pas do të ketë një justifikim, mundësisht për gjendjen lufte’, thuhet në mes tjerash nga RDM. /Telegrafi/

Exit mobile version