Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) nëpërmjet një kumtese ka reaguar për ndryshimet e fundit të kryeministrit Zaev.
“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale i takon partnerit të koalicionit qeveritar, edhe atë partisë RDK-së. Kryeministri, nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë, që këtë ministri të ja jap një partneri të brendshëm të partisë LSDM, me të cilën ka probleme të brendshme, dhe t’i kënaqë partnerët e koalicionit por në dëm të koalicionit qeveritar”, thuhet në kumtesën e RDK-së, njofton Telegrafi Maqedoni
Ata shtojnë se nëse kryeministri është serioz me këtë propozim të tij, ata si parti do të sjellin vendim dhe qëndrim në lidhje me këtë.
Ndryshe, më herët kryeministri Zaev njoftoi se do të ketë ndryshime në ministri, ndërsa në mesin e ministrive që do të ketë ndërrim të ministrave është edhe emri i ministrit Suhej Fazliu i cili është ministër nga radhët e RDK-së./Telegrafi/