Site icon Telegrafi

Manchester United bie në Evropa Ligë – pasi RB Leipzigu kalon grupin me triumfin ndaj Djajve të Kuq

Rasenball Sport Leipzig ka fituar 3-2 në shtëpi ndaj Manchester United në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra gjermane kaloi në epërsi me anë të Angelinos që u asistua nga Sabitzer.

RB Leipzig nuk u ndal me kaq dhe arriti që brenda pak minutash të dyfishoi epërsinë e tyre.

Amadou Haidara në minutën e 13-të pranoi një asistim nga Angelino, për të shënuar për 2-0.

Gjermanët e shënuan edhe golin e tretë me anë të Willi Orban (30′), mirëpo ajo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, ishte një lojë edhe më e shpejtë nga të dyja skuadrat, derisa u shënuan tre gola të tjerë.

RB Leipzig shënoi edhe golin e tretë me anë të Justin Kluivert në minutën e 69-të, derisa u shërbye mjaftë mirë nga Angelino.

Unitedi arriti ngushtonte epërsinë e vendasve në 3-1 me golin e realizuar nga Bruno Fernandes (80′) nga penalltia.

Por, skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer nuk u ndal me kaq dhe e shënoi edhe golin e dytë me anë të Paul Pogbas në minutën e 82-të.

Kështu si qëndrojnë gjërat, Rasenball Sport Leipzig është lider i Grupit H me 12 pikë, Paris Saint Germian dhe Manchester United me nëntë dhe Basaksehir me tri.

Lexo po ashtu Pamje të rralla: Momenti kur Demba Ba i vërsulet gjyqtarit të katërt për fyerjen racore ndaj asistentit të Basaksehirit

Kujtojmë se ndeshja në mes të skuadrës franceze dhe asaj turke është ndërprerë për shkakto të fyerjeve racore nga gjyqtari i katërt në ndihmës trajnerin e Basaksehir.

Andaj, Unitedi do të luajë në Ligën e Evropës, derisa PSG dhe Basaksehir, duhet të presin vendimin final për të mësuar rezultatin e takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version