Telegrafi

RB Leipzig – Bayern Munich, formacionet zyrtare të Superkupës së Gjermanisë

RB Leipzig dhe Bayern Munich janë gati për ndeshjen e madhe të Superkupës së Gjermanisë dhe tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Nga ora 20:30 pritet të nis finalja e madhe te Superkupës së Gjermanisë, mes fituesit të Kupës (DFB Pokal), RB Leipzig dhe fituesit të Bundesligës, Bayernit.

Ekipi i Domenico Tedescos vjen në këtë ndeshje me motivim të lartë pasi finalja luhet në Red Bull Arena dhe nuk kanë larguar asnjë lojtar të madh gjatë verës.

Në anën tjetër, ekipi i Julen Nagelsmann ka pësuar ndryshime këtë verë, duke larguar lojtarin kryesor, Robert Lewandowski, por ka sjell emra si Sadio Mane, Matthijs de Ligt dhe Ryan Gravenberch.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

RB Leipzig: Gulasci; Simakan, Orban, Klostermann; Henrisch, Laimer, Kampl, Halstenberg; Forsberg, Nkunku, Szoboszlai;

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Musiala; Sabitzer, Muller, Gnabry; Mane; 

/Telegrafi/