Site icon Telegrafi

Raye merr vëmendjen me dukjen e veçantë në të kuqe, në “Oscars 2025”

Raye, e njohur për stilin e saj të pagabueshëm, ishte mishërimi i elegancës teksa parakaloi në tapetin e kuq të “Oscars 2025” në Los Angeles, të dielën mbrëma.

Këngëtarja britanike 27-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan të personalizuar nga Vivienne Westwood, me korse të stilit klasik, mëngë të ulura dhe fund të valëzuar.

Ajo e kompletoi dukjen me bizhuteri të çmuara nga Lorraine Schwartz dhe flokët e saj të errët të stiluara me një fryrje të përkryer.

Raye zgjodhi një grim të ndritshëm që i theksonte tiparet dhe shfaqi një energji të gjallë gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Ylli britanik mungoi në ceremoninë e BRIT Awards në Londër të shtunën mbrëma – ku u shpall fituese e çmimit për “Artisten më të mirë të R&B” – për të qenë pjesë e ngjarjes madhështore të “Oscars” në Hollywood.

Edicioni i 97-të i Academy Awards nderon filmat më të mirë të vitit 2024, me një ceremoni madhështore të mbajtur në Dolby Theatre në Hollywood.

Moderatori i këtij viti, Conan O’Brien, bëri debutimin e tij si prezantues i “Oscars”, duke u shprehur me humor: “Pranova të moderoj vetëm që të mund të merrja ftesë”.

Kategoria e “Filmit më të mirë” dhe shumica e çmimeve të aktrimit këtë vit janë mjaft të hapura, duke e bërë garën edhe më të paparashikueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version