Telegrafi

Rayan Cherki: Ëndërroj të luaj te Reali

Juan Cuadrado dhe Rayan Cherki (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Talenti i Lyonit, Rayan Cherki, ka pranuar se ëndërron që një ditë të luajë për Real Madridin.

Sulmuesi 16-vjeçar ka joshur interesimin e shumë klubeve evropiane falë aftësive të tij, ndërsa tashmë i ka regjistruar 12 paraqitje për ekipin e parë të klubit francez.

Ai ka lënë përshtypje në Kupën e Francës, ku i ka shënuar tre gola dhe i ka dhuruar dy asistime.

Dhe natyrisht se do të dëshironte që në të ardhmen të vishte fanellën e ndonjë prej klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa Santiago Bernabeu është ëndrra e tij.

“Klubi im i ëndrrave përveç Lyonit? Është Real Madridi”, ka thënë francezi për kanalin zyrtar të klubit, OLTV. /Telegrafi/