Mediat italiane kanë shkruar sot se Mario Mandzukic do të përfundojë në stol kundër Ajaxit në ndeshjen e çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Torino.
Kampioni italian barazoi në ndeshjen e parë 1:1 me skuadrën holandeze, ku shumëkush ishte i pakënaqur mbeti në stol i riu 19-vjeçar, Moise Kean.
Megjithatë, legjenda italiane Fabrizio Ravanelli ka qetësuar situatën duke treguar se pse e meriton kroati të startojë para talentit.
“Mandzukic ose Kean, cili duhet të fillojë kundër Ajaxit? Unë nuk kam asnjë dilemë, duhet të jetë Mandzukic. Për mua, Ronaldo është faktori kryesor që ka fituar shumë nga Mandzukic”.
“Kroati po angazhon rreth vetes mbrojtjet kundërshtare duke krijuar hapësirë për Ronaldon, por Kean është më efektiv kur po filon nga stoli”, shpjegoi ish-sulmuesi i Juventusit.
Ndryshe, ish-reprezentuesi italian luajti në Juventus nga viti 1992-1996 dhe shënoi 111 gola në 111 ndeshje. /Telegrafi/