Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, vëmendja është drejtuar te dy partitë shqiptare në opozitë të cilat pritet që brenda këtyre dy ditëve të deklarojnë pozitën e tyre.
Siç mëson Alsat, gjatë ditës pritet takim mes dy liderëve, atij të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami bashkë me kandidatin që garoi në rrethin e parë, Blerim Reka.
Dy partitë opozitare shqiptare dhe Reka janë ftuar në takim edhe nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev, për të kërkuar mbështetje për kandidatin e shumicës Stevo Pendarovski.
Zyrtarisht, Aleanca për Shqiptarët gjatë pasdites do të mbledhë organet e partisë për të diskutuar hapin e ardhshëm. Vendimi eventual pritet të shqiptohet menjëherë pas mbledhjes.
Pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidatët e mbetur Pendarovski dhe Siljanovska filluan garën se cili do të arrijë të përvetësojë votuesit e Blerim Rekës, i cili kishte rreth 80 mijë vota./Alsat/