Një rol te Barcelona në të ardhmen është një gjë që nuk e përjashton ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul Gonzales.
Spanjolli është ambasador i futbollit spanjoll, por ai po përgatitet për një rikthim te Real Madridi, por asnjëherë nuk e përjashton një mundësi që të punojë te Barcelona.
“Dëshiroj të shkoj hap pas hapi, dëshira ime e parë është të kthehem në shtëpi te Real Madridi, por në kohën e duhur”.
“Barcelona? Ky është futboll, nuk mund të thuash asnjëherë kurrë nuk e bëjë këtë ose atë”.
Ish-sulmuesi i Los Blancos, tregon edhe për dashurin e madhe për klubin.
“Isha te Real Madridi për 17 vite dhe nuk mund të vihet në diskutim madrilizmi im”.
“Ndërgjegjja ime është e pastër. Është një gjë, që kur flisni për futboll dhe analizoni, për shembull Barcelonën, duhet të thuhet se ata kanë bërë shumë mirë në vitet e fundit, është një klub që kanë bërë mirë”, ka thënë Raul. /Telegrafi/