Telegrafi

Raul Jimenez kërkohet nga klubet e mëdha evropiane, por thotë se ndihet i lumtur te Wolves

Raul Jimenez (Foto: Ben Stansall/Pool via Getty Images/Guliver)

Sulmuesi meksikan, Raul Jimenez insiston se ai është i lumtur që luan për klubin anglez Wolverhampton Wanderers.

Sezoni i dytë fantastik i 29-vjeçarit në Molineux e ka parë atë të lidhet me një numër të madh klubesh evropiane.

Jimenez pëlqehet shum nga Manchester Unitedi dhe Juventusi, por ka thënë se ndihet i lumtur te Wolves.

Lexo po ashtu Jimenez i lumtur me interesimin e Unitedit dhe Juventusit

“Ndihem shumë mirë që jam lojtar i Ujqërve”, ka thënë fillimisht Jimenez për faqen zyrtare të klubit anglez.

“Dy vitet e mia këtu kanë qenë të pabesueshme, unë mendoj se ne e bëmë atë lidhje që nga fillimi që nga transferimi im këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Të gjithë ne kemi mësuar më shumë nën urdhrat e Nuno Espiritos dhe unë kam pasur dy vjet tani me shumë përparim. Trajneri e di se si të drejtojë grupin”.

“Ai më ka dhënë besimin që të jem një njeri i rëndësishëm në sulm. Kjo është ajo që do të kërkoja që kur erdha në Evropë – është shumë e rëndësishme për mua të kem besim nga ai dhe të gjithë shokët e mi të skuadrës”, përfundoi meksikani. /Telegrafi/