Telegrafi

Raul Castro do të vazhdojë bisedimet dhe bashkëpunim me SHBA-të

Presidenti i Kubës, Raul Castro tha sot se vendi i tij dëshiron bisedime të respektueshme në bazë të barazisë dhe reciprocitetit me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Dua të theksoj se Kuba do të vazhdojë negociatat për çështjet ekzistuese dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, në bazë të barazisë, reciprocitetit dhe të respektimit të sovranitetit dhe pavarësisë së vendit tonë”, tha Castro.