Site icon Telegrafi

Ratifikohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari

Kuvendi i Maqedonisë e ka ratifikuar marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

61 deputetë votuan ”për” ratifikimin e marrëveshjes, kurse një deputet votoi i ”përmbajtur”.

Vota e përmbajtur ishte e deputetit të pavarur Ferid Muhiq, i cili tha se marrëveshja bën lëshime dhe se nuk është simetrike përballë të dy shteteve.

Opozita maqedonase e bojkotoi seancën dhe thonë se marrëveshja është në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë.

Marrëveshja u nënshkrua më 1 gusht, 2017 në Shkup, kurse hyri në fuqi në momentin e ratifikimit./Telegrafi/

Exit mobile version