Site icon Telegrafi

Me rastin e Pavarësisë – banorët krijojnë me gjësende të ndryshme flamurin e Kosovës në Big Brother VIP Albania

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë patur si sfidë nga ‘Vëllai i Madh’ për të krijuar flamurin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.

Në zarfin që lexoi Gjesti thuhej që duhet të përdornin mjete të ndryshme që kanë në shtëpi për të realizuar atë.

Derisa po bënin këtë, ata interpretuan disa nga këngët e famshme dedikuar vendit të Kosovës.

Pas realizimit, konkurrentët u mblodhën dhe pozuan së bashku duke bërë shqiponjën.

Lexo po ashtu Gjesti thotë se Ledion Liço ia huqi në spektakël: Kosova feston 17 vjetorin e Pavarësisë

E meqë vetëm Gjesti është nga Kosova, atë e nderuan më shumë banorët duke e vënë në mes.

Mes këngëve dhe valleve, ata në një moment u panë duke e puthur flamurin që ndërtuan.

Në Kosovë ndërkaq janë shënuar një sërë aktivitetesh me rastin e përvjetorit të 17-të të Pavarësisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version