Telegrafi

Me rastin e Fitër Bajramit, Gold AG publikon fotografi me partneren e tij

Gold AG dhe partnerja e tij (Foto: Instagram)

Festa e Fitër Bajramit sot është duke u kremtuar në mbarë botën nga gjithë myslimanët.

Në këtë ditë të veçantë, urimet nuk munguan as nga artistët shqiptarë të cilët zgjodhën rrjetet sociale për të uruar e publikuar fotografi të ndryshme.

Në mesin e shumë personazheve publike, një urim të veçantë pranë partneres së tij e ka bërë edhe reperi Gold AG.

 

Arian Agushi (emri i vërtetë i Gold AG) në rrjetin social, Instagram ka hedhur për herë të parë një imazh përkrah partneres së tij.

Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë urojnë festën e Fitër Bajramit!

“Urime prej neve”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.

Ndërkohë, artisti nga Presheva në mars të këtij viti bëri të ditur se ka kurorëzuar dashurinë me të fejuarën e tij.

Ndonëse e ruan me shumë fanatizëm këtë pjesë, çifti janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/