Telegrafi

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, Al Trade Center e NOMAD organizojnë marshin e “Paqes dhe Lirisë”

Sot me 06 mars, me rastin e Epopesë së UÇK-së, aty ku pulson fort emocioni, ndjenja e atdhedashurisë, heroizmit, sakrificës dhe të qenit shqiptar, aty ku është Prekazi legjendar dhe Familja Jashari, Al Trade Center dhe NOMAD kanë organizuar marshin e “Paqes dhe Lirisë”.

Me moton “Së bashku drejt zhvillimit dhe lumturisë për lirinë që fituam me gjak e sakrificë”, u organizua ky marsh, për të përkujtuar sakrificën heroike të familjes emblematike Jashari, luftën e lavdishme të UÇK-së.

Në këtë organizim morën pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash, zyrtarë tjerë të nivelit lokal, përfaqësues të FSK-së, mjekë e zyrtarë policorë.

“Ne përkulemi dhe nderojmë themeltarët e lirisë, nderojmë gjakun e dëshmorëve që u bë drita e përjetësisë tonë kombëtare”, thuhet në njoftimin e  Al Trade Center dhe NOMAD të cilët falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë marsh.

“Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!”, thuhet në njoftimin e Al Trade Center.